
Aldo Marku dhe Rizarta Hoxha gjatë qëndrimit të tyre në shtëpinë e Big Brother Vip Albania shprehen pëlqimin për njëri-tjetrin.
Por me daljen e Rizartes nga shtëpia para Aldos, u duk se influencerja u zhgënjye në disa gjëra.
Ajo është shprehur në intervistë se nuk do të ketë diçka më shumë jashtë pas disa gjërave që ka parë.
Ndërsa Aldo së fundmi dhënë një intervistë “Natën me Aulonën” deklaroi se është takuar me Rizartën dhe se kanë folur në tërësi.
“Po kemi komunikuar, kemi pirë dhe një kafe. Kaq. Folëm në përgjithësi që nuk i kemi bërë aty brenda, duke njohur njëri-tjetrin më shumë. Në përgjithësi është gocë e mirë dhe të jemi të kujdesshëm unë nuk jam ky përdoruesi as në jetën jashtë edhe pse janë parë gjërat”, duke shtuar:
“Jam në një moshë tjetër nuk më bëjnë përshtypje sepse kam kaluar shumë, kam ndërruar frekuencë dhe nuk jam te kjo: rashë e vdiqa, o çfarë trupi.''/Versus.al








