MAGAZINË /

A vuajnë shqiptarët në SHBA? Gazetarja: Qajmë 3 herë në ditë në dush, duhet të punosh, ne jemi mësuar ndryshe

Gazetarja Eva Dori, e cila prej një dekade jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka bërë një deklaratë që ka ngjallur reagime të shumta në rrjetet sociale.

Shkruar nga Versus
A vuajnë shqiptarët në SHBA? Gazetarja: Qajmë 3 herë
Eva Dori

Gazetarja Eva Dori, e cila prej një dekade jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka bërë një deklaratë që ka ngjallur reagime të shumta në rrjetet sociale.

E ftuar në emisionin “7 pa 5” në Vizion Plus, Dori u pyet nëse shqiptarët vuajnë në Amerikë.

Përgjigjja e saj befasuese ishte: “Po, shqiptarët atje qajnë tre herë në ditë”.

"Shyqyr që kemi dyshin dhe lahemi tre herë në ditë se vetëm atje mund të na lejohet të qajmë. Ne qajmë, ne vuajmë sepse nuk është e lehtë që të lësh vendin, ikim me atë dëshirën që të gjithë na thonë “o po sa mirë shpëtove”, por nuk është e lehtë."

Për çfarë vuajnë shqiptarët?

Po vuajnë që në momentin e parë... Unë kur kam qenë në këtë kolltuk nuk i kuptoja për çfarë malli flasin këta. Shikon një amerikë që e ke parë në filma, dhe nëse nuk ke përkrahjen e duhur. Duhet të punosh shumë, të mendosh si amerikanët, ne shqiptarët jemi mësuar me një jetë tjetër.

 

 

 

Tags:

eva dori

Poll