Ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare pas një beteje me kancerin aktorja e njohur amerikane Valerie Mahaffey. Lajmin e konfirmoi përfaqësuesja e saj, Gillian Roscoe.
Karriera e saj zgjati mbi katër dekada dhe la gjurmë të forta në televizion, teatër dhe kinema. Mahaffey ishte veçanërisht e njohur për rolet e saj në serialet “Shtëpiaket e dëshpëruara”, “Young Sheldon” dhe “Northern Exposure”, dhe kishte punuar me emra të mëdhenj si Tom Hanks dhe Michelle Pfeiffer.
"Amerika ka humbur një nga aktoret e saj më të dashura"
I tronditur për humbjen, burri i saj, aktori Joseph Kell, i tha Variety: "Humba dashurinë e jetës sime dhe Amerika humbi një nga aktoret e saj më të dashura. Do të na mungojë shumë."
Vajza e saj, Alice Richards, i tha lamtumirë nënës së saj nëpërmjet Instagram-it, duke shkruar: "Nuk kam fjalë. Kanceri është i tmerrshëm. Do të të kërkoj në të gjitha momentet e lumtura të jetës. E di që do të jesh aty. Të dua pafundësisht."
Njëkohësisht, rrjetet sociale u përmbytën me mesazhe dashurie dhe trishtimi për humbjen e aktores.
E lindur në Indonezi nga një nënë kanadeze dhe një baba teksan, Mahaffey e filloi karrierën e saj në Broadëay në vitet 1970 dhe debutoi në televizion në telenovelën The Doctors në vitin 1979.
Vetëm një vit më vonë, ajo mori nominimin e saj të parë për çmimin Emmy, dhe në vitin 1992 fitoi çmimin për performancën e saj sensacionale si "Eve" në serialin Northern Exposure.
Kjo u pasua nga role ikonike si Alma Hodge në "ShtëpiaketëDëshpëruara" , mësuesja Victoria McElroy në "I Riu Sheldon " dhe paraqitje në seriale të tilla si Laë & Order SVU, CSI, Frasier, Dead to Me dhe Echo 3.
Në kinema, ajo spikati me rolin e saj në filmin e vitit 2021 “Dalja franceze- French Exit” përkrah Michelle Pfeiffer dhe Imogen Poots, ndërsa u shfaq edhe në “Sully” me Tom Hanks. Puna e saj më e fundit ishte filmi "Dita e tetë - The 8th Day", i cili u publikua në mars.







