
Aktorja e njohur e Estradës së Durrësit dhe e kinematografisë shqiptare, Aishe Stari ka ndarë momente të veçanta nga jeta dhe karriera e saj artistike.
E ftuar në ‘E diell’ aktorja gjithashtu suprizoi dhe me një rrëfim të veçantë për kolegin e saj të ndjerë Fadil Hasa.
Aishe tregoi se ka qenë “shkuesja” e martesës së aktorit të ndjerë Fadil Hasa, si edhe e disa kolegëve të tjerë të skenës.
Ajo kujtoi me dashuri kohët e shkollës, duke thënë se e njihte Fadil Hasën që nga gjimnazi, ku kishin qenë shokë klase.
Aishe Stari: Unë jam shkuesi i Fadilit i pata dhënë një gocë shumë punëtore, me një tip si Fadili se ai ishte çik tip i vështirë, ajo qe tamam, kapele për kokë. Pata nigju pas vdekjes së të shoqes që Fadili do me u martu, unë shkova e thërrita nga shtëpia e vet, zbrit njëher poshtë i thash. Qyqa i thash ti do me u martu? ‘Qyqa mi Ishe’. E pra i thashë unë kujtova se ke lujt menç. Se ngaqë e njihja, jo çdo grua mund t’i përshtatej atij. E kam pas në gjimnaz, ka qenë tip i shkathët, gallataxhiu, përgjithësisht pozitiv.
Ed Manushi: E more atë dhuratën meqë bëre shkuesi?
Aishe Stari: S’e mbaj mend se unë në teatër kam bërë disa shkuesi, një ditë pati thënë të ngrihemi ne që na ka martu Ishja dhe t’i ngremë një monument se na ka rehatu.







