Çfarë do të gjeni në brendësi
*Policia dhe prokuroria e Fierit nëpërmjet një konference për mediat njoftuan goditjen e një grupi kriminal me bazë në këtë qytet që merrej me trafik armësh dhe kultivim droge. *Në pranga ranë 4 persona të konsideruar me rrezikshmëri të lartë shoqërore, ndërsa operacioni është ende në vijim. Të arrestuarit rezultojnë të dënuar më parë në fushën e armëmbajtjes pa leje dhe prostitucionit. *Si rezultat i kontrolleve, u gjetën dhe asgjësuan mbi 9 mijë bimë narkotike e fara kanabisi. Gjithashtu edhe 3 armë automatike dhe 3 armë gjahu.
Maska me fytyrë njeriu, uniforma policie… Publikohen pamjet e trafikantëve të armëve në Fier (VIDEO)
Policia e Fierit ka publikuar pamjet nga goditja e operacionit “Procedimi” në Fier ku janë arrestuar 4 persona për trafikim armësh dhe kultivim narkotikësh.
Siç shihet nga pamjet e shpërndarë nga policia, janë sekuestruar maska me fytyrë njeriu, arme, municione dhe unifroma policie.
View this post on Instagram
Të arrestuar janë:
Boran Buzi – 48 vjeç, banues në Kallm, Fier, i dënuar më parë në Itali, me 30 vjet burgim, për veprat penale “Shfrytëzimi i prostitucionit” dhe “Armëmbajtja pa leje”;
Niko Osma – 53 vjeç, banues në Durrës, me precedent penal në fushën e armëmbajtjes pa leje;
Qamil Shurdhi – 48 vjeç, banues në Lushnjë, i dënuar më parë për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve dhe të armëmbajtjes pa leje;
Besim Buzi – 33 vjeç, banues në Divjakë. Versus.al
Fieri, “akademi” për grupet kriminale? Drejtori i policisë: S’ka vend për aludime të tilla

Policia dhe prokuroria e Fierit mbajtën sot një konferencë ku dhanë detaje për goditjen e një grupi kriminal që merrej me trafik armësh dhe lëndë narkotike. Gjatë konferencës, njëri prej gazetarëve të pranishëm, pyeti drejtuesit e institucioneve sesa të gatshëm janë për të luftuar grupet kriminale në këtë qytet duke thënë se shpesh konsiderohet si “akademi krimi”.
Gazetari: Shpeshherë grupet kriminale të Fierit janë quajtur si akademia apo universiteti për krijimin e bandave të ndryshme. Sa të vështirë e ka policia për të çmontuar këto struktura kriminale?
“Prokuroria e Fierit është e angazhuar për të luftuar të gjithë personat e përfshirë në veprimtari kriminale. Për ne nuk ka të paprekshëm”- u përgjigj kryeprokurori i Fierit.
Ndërsa drejtori i policisë vendore, Skënder Hitaj tha se me këtë operacion të zhvilluar, policia nuk lë vend për aludime dhe mohoi të ketë vend për grupe kriminale të tilla siç pretendoi gazetari.
“Edhe ky operacion i sotëm tregon më së miri se policia dhe prokuroria janë në krye të detyrësh. Siç ishte ky operacion ku rezultatet janë shumë të mira, ashtu do jenë të gjithë. Kështu që nuk ka vend për aludim për grupe apo akademi dhe studentë që thua ti”- deklaroi Hitaj. Versus.al
Goditet grupi i trafikut të armëve dhe kanabisit në Fier, 4 në pranga! Ja çfarë u sekuestrua (EMRAT)

Policia e Shtetit në bashkëpunim me Prokurorinë e Fierit ka finalizuar një tjetër goditje të krimit të organizuar, duke çmontuar një grup kriminal që merrej me trafik armësh dhe lëndësh narkotike.
Në saj të këtij operacioni policia ka arrestuar 4 persona:
Boran Buzi – 48 vjeç, banues në Kallm, Fier, i dënuar më parë në Itali, me 30 vjet burgim, për veprat penale “Shfrytëzimi i prostitucionit” dhe “Armëmbajtja pa leje”;
Niko Osma – 53 vjeç, banues në Durrës, me precedent penal në fushën e armëmbajtjes pa leje;
Qamil Shurdhi – 48 vjeç, banues në Lushnjë, i dënuar më parë për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve dhe të armëmbajtjes pa leje;
Besim Buzi – 33 vjeç, banues në Divjakë.
Operacioni i koduar “Procedimi” ka përfshirë katër qytete – Fier, Lushnjë, Shkodër dhe Kukës – me bazën logjistike të aktivitetit në Pikën Kufitare të Morinës.
Sipas njoftimit zyrtar, aktiviteti kriminal i këtij grupi daton që nga viti 2014, ndërsa gjatë hetimeve është dokumentuar trafik armësh, prodhim dhe shitje lëndësh narkotike, si dhe kultivim i bimëve narkotike.
Më 2 qershor 2025, autoritetet kanë ushtruar 13 kontrolle në banesa, automjete dhe magazina, duke arrestuar katër persona me rrezikshmëri të lartë shoqërore. Hetimet vijojnë për identifikimin dhe ndalimin e bashkëpunëtorëve të tjerë.
Rezultatet e operacionit:
Sekuestrimi i 4000 bimëve narkotike (dy mijë prej të cilave në kubik)
Sekuestrimi i 5 mijë farave kanabisi
3 armë automatike dhe 2 armë gjahu
2 radio komunikimi të ngjashme me ato të policisë dhe 2 uniforma
3 automjete dhe 10 celularë
“Po ndjekim 204 procedime penale në kuadër të hetimit për këtë çështje.” u shpreh kreu i Prokurorisë së Fierit në një deklaratë për mediat.
Ky është operacioni i dytë për trafikun e armëve i goditur brenda pak kohësh. Vetëm një javë më parë policia goditi një grup që trafikonte armë nga Kosova në Shqipëri, ku arrestoi 10 persona dhe shpalli 2 në kërkim.







