Live Updates /

EMRAT/ Goditet grupi i trafikantëve të armëve Kosovë-Shqipëri! Policë të infiltruar i zbërthyen përmes blerjeve të simuluara!

*Policia e Tiranës ka arrestuar 10 persona dhe ka shpallur 2 në kërkim në saj të një operacioni për trafikun e armëve nga Kosova në Shqipëri. *Trafikantët kishin kijuar disa baza në Shqipëri, njëra është zbuluar në Burrel. *Armët shiteshin në Tiranë dhe varionin nga 1500-2000 euro. *Në videot e bëra publike, duken qartë momentet e një blerjeje të simuluar nga agjentët e infiltruar, që çoi në zbardhjen e skemës së trafikut dhe identifikimin e autorëve.

Shkruar nga Versus

Çfarë do të gjeni në brendësi

*Policia e Tiranës ka arrestuar 10 persona dhe ka shpallur 2 në kërkim në saj të një operacioni për trafikun e armëve nga Kosova në Shqipëri. *Trafikantët kishin kijuar disa baza në Shqipëri, njëra është zbuluar në Burrel. *Armët shiteshin në Tiranë dhe varionin nga 1500-2000 euro. *Në videot e bëra publike, duken qartë momentet e një blerjeje të simuluar nga agjentët e infiltruar, që çoi në zbardhjen e skemës së trafikut dhe identifikimin e autorëve.

4 Postime
1 DITE ME PARE

Pamje të reja nga operacioni ‘Puzzle’ të xhiruara me dron! Policë të infiltruar zbërthyen trafikantët e armëve përmes blerjeve të simuluara

EMRAT/ Goditet grupi i trafikantëve të armëve
Pamje me dron nga shitja e armëve

Policia e Shtetit ka publikuar pamje të reja nga operacioni i koduar “Puzzle”, i cili çoi në shkatërrimin e një grupi kriminal që trafikonte armë zjarri nga Kosova drejt Shqipërisë, me synimin për t’i shitur ato.

Në videot e bëra publike, duken qartë momentet e një blerjeje të simuluar nga agjentët e infiltruar, që çoi në zbardhjen e skemës së trafikut dhe identifikimin e autorëve.

Gjatë operacionit u sekuestruan 14 armë zjarri, përfshirë 12 pistoleta (njëra me silenciator) dhe 2 armë automatike, si dhe sasi municioni luftarak, 2077 fara cannabisi, 3 automjete dhe 8 telefona celularë që dyshohet se përdoreshin për veprimtari kriminale.

Policia ka identifikuar 12 persona të përfshirë në këtë rrjet, prej të cilëve 10 janë arrestuar, ndërsa 2 janë shpallur në kërkim.

Mes të ndaluarve janë: Emirel Tusha, Leandro Haxhiaj, Fabricio Berberi, Rikardo Hajdaraj, Visar Murati, Kevin Farruku, Geraldo Muraj dhe Adriano Shehu./Versus.al

1 DITE ME PARE

5 muaj hetime, si arriti policia t’i “zinte në kurth” trafikantët e armëve! Ja si i sillnin në Shqipëri

EMRAT/ Goditet grupi i trafikantëve të armëve
Pamje nga operacioni

Detaje të reja janë zbuluar në saj të operacionit Puzzle nga ku janë arrestuar 10 persona dhe janë shpallur 2 në kërkim për trafikun e armëve. Pas 5 muajsh hetime, policia e Tiranës ka arritur të zbulojë skemën e trafikantëve që sillnin armë nga Kosova drejt vendit tonë dhe i shisnin në Tiranë kryesisht dhe në Shkodër. Transportin e bënin kryesisht me makina të rastit ose me autobus dhe kishin krijuar disa baza brenda vendit tonë. Policia arriti të zbulojë një bazë në Burrel, por thuhet se ka patur edhe të tjera.

Armët shiteshin nga 1500- 2000 euro copa. Pistoleta me silenciator do të shitej për 3 mijë euro. Për të rënë në gjurmët e këtij grupi kriminal policia bëri blerje të simuluara.

Nga ky operacion u arrestua: Rikardo Hajdaraj, Visar Murati, Kevin Farruku, Geraldo Muraj, Emirel Tusha, Leonardo Haxhiaj, Fabricio Berberi dhe Adriano Shehu. Më herët janë arrestuar Altin Pajaziti dhe Kadri Prushi. Versus.al

 

 

1 DITE ME PARE

Detaje të reja nga grupi i trafikantëve të armëve, i shisnin 1500-2500 €! Zbulohet baza në Burrel

EMRAT/ Goditet grupi i trafikantëve të armëve
Pamje nga operacioni

Këtë të premte policia e Tiranës njoftoi për goditjen e një grupi kriminal që trafikonte armë nga Kosova në Shqipëri. Nga ky operacion, policia arrestoi 10 persona dhe shpalli 2 në kërkim pas 5 muajsh hetime. Burime për mediat bëjnë me dije se një pjesë të armëve i merrnin nga Kosova, të cilat i kalonin në kufi me makina të vogla.

Grupi nuk trafikonte armë vetëm nga Kosova për t’i shitur në Shqipëri, por kishte baza edhe në vendin tonë. Policia ka mundur të zbulojë një prej këtyre zonave në Burrel.  Po ashtu antarët e grupit janë kapur duke shitur armë edhe në Shkodër e Laç.

Çmimet e pistoletave që shisnin varionin nga 1500 deri në 2500 euro. Armët që grupi kriminal shiste ishin pistoleta, edhe të llojit Glock, si edhe automatikë. Policia vuri në pranga: Rikardo Hajdaraj, Visar Murati, Kevin Farruku, Geraldo Muraj, Emirel Tusha, Leonardo Haxhiaj, Fabricio Berberi dhe Adriano Shehu. Më herët janë arrestuar Altin Pajaziti dhe Kadri Prushi.

Sipas njoftimeve nga blutë, po punohet me autoritetet e Kosovës për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Versus.al

1 DITE ME PARE

VIDEO/ Trafik amësh nga Kosova në Shqipëri, sekuestrohen 14 pistoleta dhe 2 automatikë! Në pranga 10 persona, 2 në kërkim (EMRAT)

EMRAT/ Goditet grupi i trafikantëve të armëve
Pamje nga operacioni

10 në pranga dhe 2 në kërkim, ky ka qenë bilanci i operacionit të Policisë së Tiranës pas 5 muajsh hetime për trafik armësh. Më konkretisht janë arrestuar, Rikardo Hajdaraj, Visar Murati, Kevin Farruku, Geraldo Muraj, Emirel Tusha, Leonardo Haxhiaj, Fabricio Berberi dhe Adriano Shehu. Më herët janë arrestuar Altin Pajaziti dhe Kadri Prushi.

Në saj të këtij operacioni janë sekuestruar 14 pistoleta, 2 automatikë, 2 mijë fara kanabisi, 3 makina dhe 8 celularë.

Armët trafikoheshin nga Kosova, por edhe në qytete të ndryshme të Shqipërisë dhe i sillnin ato në Tiranë për t’i shitur.

Sipas njoftimeve nga blutë, po punohet me autoritetet e Kosovës për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Versus.al (@versusalbania)

Njoftimi i policisë

DVP Tiranë/Punë hetimore dhe operacionale për parandalimin dhe goditjen e trafikimit të armëve të zjarrit nga Kosova në Shqipëri.

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Puzzle”, pas një hetimi 5-mujor me metoda proaktive.

Operacioni u zhvillua nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Forcën Operacionale të DVP Tiranë, në drejtimin e Prokurorisë.

Sekuestrohen 14 armë zjarri (12 pistoleta, njëra prej tyre me silenciator, dhe 2 automatikë), 2077 fara cannabisi, krehra dhe municion luftarak, 3 automjete dhe 8 celularë.

Gjatë periudhës hetimore janë identifikuar 12 shtetas që trafikonin armë zjarri, kryesisht nga Kosova në Tiranë. 10 prej tyre janë vënë në pranga, ndërsa 2 janë shpallur në kërkim.   

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Forcën Operacionale të DVP Tiranë, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, në vijim të punës  hetimore dhe operacionale për parandalimin dhe goditjen e trafikimit të armëve, pas një hetimi 5-mujor me metoda proaktive, kanë finalizuar me sukses  operacionin policor të koduar “Puzzle”.  

Në kuadër të operacionit bazuar në informacionet e siguruara nga hetimi për disa shtetas që dyshohej se trafikonin armë zjarri, kryesisht nga Kosova në Tiranë, me qëllim shitjen, janë vënë në pranga shtetasit: E. T., 32 vjeç, L. H., 21 vjeç, F. B., 26 vjeç, R. H., 21 vjeç, V. M., 23 vjeç, K. F., 18 vjeç, G. M., 22 vjeç dhe A. Sh., 23 vjeç. Gjithashtu, u shpallën në kërkim shtetasit R. K., 41 vjeç dhe A. N., 24 vjeç.

Nga hetimet dyshohet se këta shtetas, pasi siguronin armë zjarri  kryesisht në Kosovë por dhe në qytete të ndryshme të Shqipërisë, i sillnin ato në Tiranë, për t’i shitur.    

Gjatë periudhës hetimore, në kuadër të këtij procedimi, më datë 01.04.2025, janë ndaluar shtetasit A. P dhe K. P., pasi u kapën në flagrancë me 2 armë zjarri, të dyshuara të trafikuara nga Kosova, me qëllim shitjen në Tiranë.

Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit të banesës së shtetasit K. F, shërbimet e Policisë gjetën e sekuestruan 2077 fara cannabisi.

Punohet për kapjen e shtetasve në kërkim dhe për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale.  

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë nën drejtimin e Prokurorisë së Tiranës po bashkëpunojnë  intensivisht me autoritet policore kosovare për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Poll