
Raporti mes Gerta Gixharit dhe Egli Takos ka qenë gjithmonë me ulje-ngritje, që nga koha kur ishin pjesë e “Big Brother VIP Albania 4”.
Përplasjet mes tyre u bënë shpesh pjesë e diskutimeve brenda shtëpisë, ku në një moment Egli u shpreh hapur se nuk do të shkonte më kurrë në një intervistë të moderuar nga Gerta.
Por siç duket, “kurrë mos thuaj kurrë” është fjalia që përmbledh më së miri situatën e tanishme.
Tani Egli ishte e ftuar në “Goca dhe Gra”, ku moderatore ishte pikërisht Gerta.
Në hyrje të bisedës, Gerta nuk ngurroi të kujtojë deklaratën e saj të mëparshme:
“Unë kurrë nuk do të vijë më në intervistat e tua, kështu që kurrë mos thuaj kurrë”, iu drejtua Gerta-Eglit.
Ndërsa Egli tha se ndodhej aty për respekt ndaj emisionit dhe televizionit ku punon:
“Unë në fakt jam këtu për respekt dhe për nder të Top Channel, ti je një moderatore në Top Channel tashmë.”
Ndërkohë, Egli zbuloi se aktualisht ndodhet mes Tiranës dhe Prishtinës, ku po punon për projekte të reja artistike./Versus.al







