Zëvendësdrejtori i përgjithshëm i Radio Televizionit të Kosovës, Adi Krasta ka dhënë dorëheqje nga kjo detyrë.
Lajmin e bëri të ditur Bordi i RTK-së pas mbledhjes së fundit që u mbajt gjatë së hënës.
Bordi i RTK-së, në mbledhjen e sotme të tij, ka shqyrtuar pikën e rendit të ditës mbi votimin për hapjen e zarfave për konkursin për drejtor të përgjithshëm dhe ka pranuar dorëheqjen e Adi Krastës.
“Në këtë mbledhje, kryetarja njoftoi anëtarët e Bordit se ka pranuar zyrtarisht letrën e dorëheqjes së pakthyeshme të Zëvendës Drejtorit të Përgjithshëm, Adi Krasta, dhe shprehu falënderimet e sinqerta për punën dhe kontributin e tij të vlefshëm në Radio Televizionin e Kosovës.
Në veçanti, Bordi e vlerëson përkushtimin e Krasta në organizimin dhe zhvillimin e Festivalit të Këngës në RTK”, thuhet në njoftimin e Bordit RTK-së.








