MAGAZINË /

Adoleshenca/ Si ia doli të magjepsi producentët e serialit Owen Cooper për rolin kryesor (VIDEO)

Shkruar nga Versus

Adoleshenca/ Si ia doli të magjepsi producentët e serialit Owen Cooper

Netflix ka publikuar një video të një pjese të audicionit të yllit të Adoleshencës , Owen Cooper, dhe fansat janë të emocionuar kur shohin yllin në rritje duke provuar rolin e 13-vjeçarit Jamie Miller, i cili, në serial, arrestohet si i dyshuar për vrasjen e një shoqes së klasës.

Në video, Owen Cooper, dëgjohet duke thënë rreshta të ngjashëm me ato në serial, i cili u shfaq premierë më 13 mars dhe u bë menjëherë seriali më i njohur i Netflix në dhjetëra vende.

Në klipin e audicionit performanca e Cooper është shumë e natyrshme dhe bindëse, duke dëshmuar pse bashkë-krijuesi dhe shkrimtari i serialit Stephen Graham, i cili luan babanë e Jamie, Eddie Miller, i tha Vanity Fair se Cooper e bindi që t'i jap rolin kryesor.

Seriali tregon historinë e Millers, një "familje e zakonshme", derisa djali i tyre 13-vjeçar, Jamie, arrestohet për vrasjen e shoqes së klasës. 

Ky seriali ka ngjallur shumë mendime rreth vërshimit të përmbajtjeve të dhunshme, mizogjene që formëson mënyrën se si djemtë dhe të rinj e perceptojnë seksin, pushtetin dhe vendin e tyre në botë.

Seriali fokusohet gjithashtu në mizogjininë në internet, mungesën e modeleve mashkullore, prindërit të humbur në detyrime dhe stres, si dhe rreziqet e rrjeteve sociale.

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: