Live Updates /

“Nuk u jepet mandati personazheve në hall me drejtësinë”, Rama: Programi i PD, falsitet! Lacivita, turist që merr shumë para

*Kryeministri Edi Rama ka mbajtur sot komunikimin e radhës me ndjekësit në rrjetet sociale duke iu përgjigjur pyetjeve të komentuesve të ndryshëm. *Ai u përqendrua në retorikën e tij për anëtarësim në Bashkimin Europian duke pretenduar se vota për Partinë Socialiste do e bënte të mundur një gjë të tillë për qytetarët shqiptarë. *Ndërsa pjesën më të madhe të komunikimit të tij e mbuluan ironitë për Partinë Demokratike duke i cilësuar “qesharake” komentet se socialistët kanë kopjuar programin e tyre. *Ai nuk kurseu as ironizimet për kthimin e Christopher Lacivitas në krye të fushatës së PD, duke e konsideruar si një turist, por tha se pagesa që merr në këtë rol, është pyetje tjetër për t’u bërë.

Shkruar nga Versus

Çfarë do të gjeni në brendësi

3 Postime
1 DITE ME PARE

“Po na vjen sherifi”, Rama ironizon Lacivita-n: Një turist që merr kaq shumë para, pyetje më vete

“Nuk u jepet mandati personazheve në hall me
Fotomontazh: Lacivita gjatë fushatës së Trump, kryeministri Edi Rama

Rama nuk ka lënë pa ironizuar lajmin e kthimit t ëish-trurit të fushatës së Donald Trump për drejtimin e fushatës së PD për zgjedhjet e 11 majit.

Duke u përpjekur të tregojë se nuk ka asnjë shqetësim, kreu i qeverisë e cilësoi “turist” Lacivitan dhe tha se është i mirëpritur të vijë. Më tej theksin e vuri tek pagesa që PD do t’i bëjë atij për fushatën e 11 majit.

“Programi qeverisës nuk është muhabet kënete që hajt po mblidhemi po bëjmë një program dhe po marrim dhe sherifin.  Po na vjen dhe sherifi. Turistat janë të gjithë të mirëpritur të vijnë, por këta turistët që marrin kaq shumë para dhe si i marrin është një pyetje më vete. Megjithatë të vijnë bujrum, të vijnë. Ja erdhi dhe 11 maji aty ku duken qartë dhe pastër të gjitha gjërat”- u shpreh Rama. Versus.al

1 DITE ME PARE

“Ata që punojnë në Shqipëri, e dinë se pagat janë rritur”, Rama: Po të mos ishte kështu, do e thonin

“Nuk u jepet mandati personazheve në hall me

Kreu i qeverisë Edi Rama teksa fliste për pagat në vend, tha se ka një rritje të ndjeshme të rrogave në sektorin privat. Sipas tij, paga mesatare sot është 830 euro dhe deklaroi se nëse një gjë e tillë nuk do ishte e vërtetë atëherë, do të kishte reagim nga qytetarët.

Ndërsa ironizoi premtimet e PD, duke thënë se minimum jetik 200 euro është e pamundur për t’u realizuar direkt më 12 maj pas zgjedhjeve.

“Ata që punojnë sot në Shqipëri e dinë se pagat janë rritur edhe në sektorin privat, në mënyrë të ndjeshme. Edinë sepse i marrim ato para. Po të mos i merrnin do thonin çfarë po na thua. Por nuk e thonë sepse i marrin ato para. Po ashtu kur shkojmë edhe tek paga e përgjithshme mesatare, ka shkuar në 830 euro paga mesatare që ka qenë 320 dhe kur them do shkojë 1 mijë euro është e besueshme, patjetër që është e besueshme.

Ne e kemi thënë me kohë këtë të pagës minimale që pas zgjedhjeve do ta përcaktojmë që do jetë 500 euro, madje kemi vënë mekanizmin sesi të bëhet 500 euro duke mos rënduar kompanitë. As më shkon mendja të them që na e kopjuan”- tha Rama. Versus.al

1 DITE ME PARE

"Ke kopjuar programin e PD", Rama-komentuesve: Qesharake! A thua se është Kodi i Da Vinçit

“Nuk u jepet mandati personazheve në hall me

Kryeministri Edi Rama ka mbajtur sot komunikimin e radhës me ndjekësit në rrjetet sociale duke iu përgjigjur komenteve të ndryshme. Teksa u përqendrua më së shumti në sulmet ndaj opozitës dhe Berishës, duke e cilësuar këtë të fundit vazhdimisht si “bufi i kënetës”, Rama pati edhe një përgjigjie për komentet që thonin se ka kopjuar programin qeverisës të PD.

“Kjo e kopjimit të programit është gjëja më qesharake në botë a thuhet bëhet fjalë për kod atomik, për një kod kasaforte të një sekreti, Kodi i Da Vinçit, megjithëse u qajnë hallin pensionisteve nuk japin kontributin e tyre, deri këtu është niveli i krijesave kënetore. Hapja e negociatave nuk lidhet me ne dhe përcaktohet si mëkat, faj i rilindjes, pro shikohet po të duash të marrësh vesh pak më shumë si funksionon BE”- tha Rama.

Gjatë komunikimit, kreu i qeverisë u përqendrua më së shumti në etiketimet ndaj palës opozitare dhe theksimi të problemeve të tyre me drejtësinë. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: