Në emisionin “E Diell” në Top Channel, Xheneta dhe Krisa Caushi janë përfshirë në një debat të ashpër, duke shkëmbyer ironi dhe akuza ndaj njëra-tjetrës. Gjatë përplasjes, Xheneta i tha Krisës me ton provokues: “Të jap 20 euro dhe mos fol për mua!”, ndërsa Krisa iu kundërpërgjigj me fjalët: “Shitesh për 500 lek, ik në Dubai!”.
Në vazhdën e këtij debati, ka reaguar edhe partneri i Krisës, Tiri Gjoci, i cili e ka sulmuar Xhenetën me fjalë të forta, duke e kritikuar për mënyrën e saj të të sjellurit dhe duke e ironizuar për ndryshimet e saj estetike. Ai u shpreh se nuk i bën përshtypje sjellja e saj, por e konsideron të turpshme për ata që e mbështesin.
“O Xheneta, na të të jap unë një 7 mij leksh, veç mos e hap më atë gojë, se ma çan atë që s’thuhet sa herë flet. Fshatare tipike që zbret n’qytet dhe gjëja e parë që bën janë botoksi e fillerat. E di që turp për ty s’është por është turp për ata që të mbajnë ty.”, ka shkruar ai në rrjete sociale. /Versus.al








