AKTUALITET /

I shërbente Suel Çelës, Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e ish-gjyqtares Pajtime Fetahu për lirimin nga qelia

Ish-gjyqtarja e cila u ekspozua në dosjen e Suel Çelës dhe klanit të Çapjave, do vijojë të mbetet në burg.

Shkruar nga Versus

I shërbente Suel Çelës, Apeli i GJKKO rrëzon

Apeli i Gjykatës së Posaçme ka lënë në burg ish-gjyqtaren e Elbasanit Pajtime Fetahu e cila shfaqet e implikuar në veprimtari kriminale në favor të dy bandave, asaj të Çapjave dhe të të shumëkërkuarit Suel Çela.

Në gusht të vitit të kaluar u zhvillua operacioni “Plumbi i Artë 2” ku u firmosën 33 urdhër arreste, mes tyre edhe ai për Fetahun e cila akuzohej për lidhje me grupin e Çapjave. Për atë operacion, gjykata i caktoi masën arrest shtëpie.

Ndërsa në nëntor të vitit të kaluar, ndaj saj u lëshua masa “arrest me burg” me urdhër të SPAK pas zbardhjes së përgjimeve në SkyEcc ku komunikonte me Suel Çelën duke zbatuar porositë që ky i fundit i jepte mbi procese të ndryshme në gjykatë.

Madje në dosje, Fetahu akuzohet se ka porositur edhe vrasjen e një gazetari që kishte bërë emision mbi veprimtarinë e saj korruptive në gjykatën e Elbasanit. Përgjimet e zbardhura tronditën opinionin publik për faktin sesi një gjyqtare kishte kaluar në anën e bandave që terrorizonin qytetin.

Në dosjen e Çapjave, Fetahu akuzohet për korrupsion ndërsa në dosjen e Suel Çelës akuzohet për shpërdorim detyre. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: