Ish-gjyqtarja e Elbasanit Pajtime Fetahu e akuzuar në dy dosje hetimore të SPAK për lidhje me dy organizata kriminale, vëllezërve Çopja dhe atë të Suel Çelës, kërkon të lirohet nga qelia për arsye shëndetësore.
Gjykata caktoi 2 ekspertë të mjekësisë ligjore të cilët do të duhet të përcaktojnë nëse qëndrimi në qeli i ish-gjyqtares, i sjell asaj komplikacione shëndetësore.
Me vendimin e kësaj të premteje, togat e zeza vendosën që pas njoftimit të Mjekësisë Ligjore, ekspertët të paraqiten në seancën e ardhshme më datë 10 shkurt në orën 11:00 ekspertët të paraqiten në seancë ku do të japin konkluzionet.
Fetahut e cila akuzohet për korrupsion, iu caktua "arrest shtëpie" nga GJKKO pasi doli lidhja e saj me organizatën e Hajdar dhe Franc Çopjas. Ndërsa iu vunë prangat sërish pas operacionit "Plumbi i artë 2" që u zhvillua nga SPAK në kuadër të përgjimeve të zbardhura në "Sky Ecc", ku gjyqtarja shfaqej duke folur me të shumëkërkuarin Suel Çela për ta ndihmuar këtë të fundit në çështje të ndryshme, për lehtësimin e pozitave të tij dhe rëndimin e dënimeve për kundërshtarët e tij.
Në bisedat me Suel Çelën, ish-gjyqtarja shfaqet tepër e afërt dhe flet me superlativa ndaj njërit prej personazheve më të kërkuar të botës së krimit, i cili akuzohet për atentate të planifikuara ndaj Çapjave dhe trafik droge nga Amerika Latine. Versus.al








