MAGAZINË /

"Ajo i ra ziles sot", betejë 9-mujore me kancerin, Vildane Zeneli tregon gjendjen e së motrës

Vildane, e cila jeton në Amerikë, me anë të një postimi ne rrjete sociale zbuloi se kimioterapia e së motrës kishte përfunduar dhe ajo ishte triumfuesja e betejës 9 mujore

Shkruar nga M.H
"Ajo i ra ziles sot", betejë 9-mujore me kancerin, Vildane Zeneli
Vildane Zeneli

Modelja e njohur shqiptare, Vildane Zeneli bëri me dije ecurinë pozitive të kurimit të motrës së saj nga kanceri duke treguar se kësaj beteje i erdhi fundi.

Vildane, e cila jeton në Amerikë, me anë të një postimi ne rrjete sociale zbuloi se kimioterapia e së motrës kishte përfunduar dhe ajo ishte triumfuesja e betejës 9 mujore.

Modelja e cilësoi këtë ditë si më të lumturën për të dhe familjen e saj.

“Përfundoi kimioterapia! Jam shumë krenare për motrën time! Pas 9 muajsh që betejë me kancerin, mastektominë dhe 16 kimioterapi, ajo i ra ziles sot! Kemi ende shumë punë për të bërë, por kjo është dita më e lumtur e vitit për mua dhe familjen time”, shkruan modelja teksa ndan pamjet nga spitali.

Ndërkohë, ajo ndau edhe një imazh të së motrës para se të diagnostikohej me kancer, duke shkruar:

“Kaq krenare për ty, mezi pres të të shoh sërish kështu”.

Kjo pasi dihet që sëmundjet e rënda shkaktojnë pasoja të shumta edhe në paraqitjen fizike të një personi, ndonëse nuk krahasohet me anën shëndetësore për nga rëndësia.

"Ajo i ra ziles sot", betejë 9-mujore me kancerin, Vildane Zeneli

"Ajo i ra ziles sot", betejë 9-mujore me kancerin, Vildane Zeneli / Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: