
Një incident ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në Himarë, ku Xhonatan Islami, djali i njohur i Alket Islamit, ka pësuar një aksident. Ngjarja ndodhi pak minuta para fillimit të një aktiviteti festiv me muzikë dhe fishekzjarre.
Islami është i njohur për pasionin e tij ndaj sporteve ekstreme, veçanërisht për hedhjet me parashutë.
Rrethanat e plota të aksidentit nuk janë ende të qarta dhe pritet të zbardhen në vijim nga autoritetet përkatëse.
Deri më tani nuk ka pasur një reagim zyrtar nga familja apo persona të afërt me të.
Kujtojmë se Xhonatan Islami është në një lidhje me moderatoren e njohur Roza Lati. Romanca e tyre u bë publike në vitin 2024, kur parashutisti ndau për herë të parë një foto me të në rrjetet sociale, duke konfirmuar zërat që qarkullonin prej kohësh./Versus.al








