MAGAZINË /

Aktorja e njohur e ish banori i Big Brother Vip do të bëhen prindër, ja me çfarë do të bekohen

Aktorja Anna Lika vetëm pak kohë më parë humbi nënën si pasojë e një sëmundje të pashërueshme.

Shkruar nga Versus

Aktorja e njohur e ish banori i Big Brother Vip do të bëhen

Aktorja Anna Lika dhe regjisori Bjordi Mezini do të bëhen prindër. ata kanë ndarë sot lajmin e tyre të madh me qitë e zemrës, në një festë të organizuar me rrethin e ngushtë, ku vihej re barku i rrumbullakosur i aktores se re bukuroshe si dhe lumturia e pafundme e çiftit. Anna Lika dhe Bjordi Mezini janë prej kohësh në një lidhje dashurie, e cila tashmë do të bekohet me një vajzë.

Ditën e sotme, janë publikuar disa foto të Annës dhe Bjodrdit në një festë ku zbulojnë se do të bëhen prindër për herë të parë.

Kujtojmë se vetëm pak muaj më parë Anna Lika, humbi nënën pas një sëmundje të rëndë të pashërueshme. Sot ajo ndau lajmin e madh se një jetë e re po rritet brenda saj 

Poll