Bashkëshorti i këngëtares së njohur shqiptare Edona Llalloshi, Gazmond Haxhifejzullahi është arrestuar pasi akuzohet për dhunë në familje. Denoncimi është bërë nga vetë këngëtarja pak kohë më parë.
Sipas informacionit, konflikti mes çiftit ka filluar në lidhje me një pronë që dyshohet se i takon kandidates për deputete, Edona Llalloshi, e cila u bashkua me Lëvizjen Vetëvendosje të mërkurën.
Rasti është konfirmuar edhe nga Prokuroria Themelore në Prishtinë por pa dhënë më shumë detaje.
”Lidhur me çështjen për të cilën keni kërkuar informata, ju njoftojmë se rasti të cilit i referoheni është në fazën e hetimeve nga ana e prokurorit të çështjes dhe ndaj të njëjtit është parashtruar kërkesë për caktimin e paraburgimit, kurse më shumë informata lidhur me këtë rast nuk mund të jepen”, - thuhet në përgjigjen e prokurorisë.
Këngëtarja Edona Llaloshi dhe biznesmeni Gazmond Haxhifejzullahi janë martuar më 2011 pasi ajo ishte dhe në pritje të ëmbël me fëmijën e parë. Çifti kanë 2 fëmijë së bashku. /Versus.al