MAGAZINË /

Alban Skënderaj vjen me “Rrënjët”: 2 maji shënon rikthimin e madh!

Ky album shënon një kapitull të ri në karrierën e artistit, duke u prezantuar me plot 8 këngë të reja, secila prej të cilave do të shoqërohet nga një videoklip profesional.

Shkruar nga Versus

Alban Skënderaj vjen me “Rrënjët”: 2 maji shënon

Pas një pritjeje të gjatë, kantautori i dashur Alban Skënderaj rikthehet në skenën muzikore me projektin e tij më personal dhe ambicioz: albumin e ri të titulluar "Rrënjët".

Ky album shënon një kapitull të ri në karrierën e artistit, duke u prezantuar me plot 8 këngë të reja, secila prej të cilave do të shoqërohet nga një videoklip profesional.

Me mbështetjen e distribuimit nga Acromax Media, publiku do të ketë akses të plotë në të gjitha platformat audio dhe në kanalin zyrtar të artistit në YouTube.

Titulli i albumit, "Rrënjët", pasqyron një rikthim në thelb, një përkushtim që duket se përçon edhe përmes pamjeve vizuale të këtij projekti që do të publikohet zyrtarisht më 2 maj 2026.

Alban Skënderaj konfirmohet edhe një herë si një nga artistët më produktiv, duke na dhuruar një tjetër album që premton të jetë një nga ngjarjet më të rëndësishme muzikore të vitit./Versus.al

 

Poll