MAGAZINË /

Albin Kurti: Anija e romaneve të Kadaresë do të lundrojë pafundësisht, për aq sa bota do të ketë lexues dhe shqipja shqiptarë

Kurti shkruan në postimin e tij se Kadare mbylli sytë për përgjithmonë por sytë tanë do të shohin shumë më mirë për shkak të imagjinatës dhe dijes së Ismail Kadaresë. 

Shkruar nga B.SH

Albin Kurti: Anija e romaneve të Kadaresë do të lundrojë

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka reguar për ndarjen nga jeta të shkrimtarit Ismail Kadare. 

Kurti shkruan në postimin e tij se Kadare mbylli sytë për përgjithmonë por sytë tanë do të shohin shumë më mirë për shkak të imagjinatës dhe dijes së Ismail Kadaresë. 

Arti dhe kultura jonë shton më tek Kurti i kanë borxh të pamtshëm oqeanit të mendjes së tij dhe se anija e romave të Kadaresë do të lundrojë pafundisisht për aq sa bota do te ketë lexues dhe shqipja shqiptarë. 

Postimi i Albin Kurtit:

Ne humbëm shkrimtarin më të madh të të gjitha kohërave, bota humbi shkrimtarin e saj më të madh të gjallë. Porsa hymë në gjysmën e dytë të vitit 2024, Kadare mbylli sytë përgjithmonë. Por sytë tanë kanë parë e do të shohin shumë më mirë për shkak të imagjinatës dhe dijes së Ismail Kadaresë. Kur ai mbyllte sytë në të gjallë të tij dhe mendohej për malet e Shqipërisë dhe greminat e historisë, teksa qëndiste mijëra faqe me shqipe të bukur si qiell, ne kolektivisht shikonim më qartë e dukeshim më mirë, mendonim më thellë e mësonim më shumë. Arti dhe kultura jonë i kanë borxh të pamatshëm oqeanit të mendjes së tij. Anija e romaneve të Kadaresë do të lundrojë pafundësisht, për aq sa bota do të ketë lexues dhe shqipja shqiptarë. Ngushëllime të gjithëve.

Poll