MAGAZINË /

Albina Kelmendi reagon pas deklaratave hakmarrëse të Elsa Lilës

Por, ndërsa Elsa fliste për padrejtësi dhe hakmarrje, Albina zgjodhi "injorimin". Pas disa ditësh heshtjeje, ajo rikthehet në rrjete sociale me një video plot gëzim...

Shkruar nga Versus

Albina Kelmendi reagon pas deklaratave hakmarrëse të Elsa Lilës

Elsa Lila u rikthye pak ditë më parë në skenën publike me deklarata të forta dhe nuk kurseu asnjë thumb drejt të kaluarës! Në emisionin e Arbana Osmanit, “Mirëmbrëma Yje”, këngëtarja shprehu hapur zhgënjimin e saj për Festivalin e Këngës 61, vitin kur biletën për Eurovision e mori Albina Kelmendi dhe familja e saj ,me këngën "Duje".

“Hakmarrja është një pjatë që serviret e ftohtë,” tha Elsa, duke shtuar se në atë festival, sipas saj, “votat janë blerë nga publiku” dhe procesi ishte “të padrejtë” dhe “të manipuluar”.

Me një dozë ironie, Elsa kujtoi edhe momentet kur Albina ishte në 2014 pjesë e “The Voice of Albania”, duke theksuar se e kishte ndihmuar vetë në fillimet e karrierës:

“E bëra me duart e mia, me diturinë dhe artin tim.”

Kur Arbana e pyeti nëse ndihej se kishte marrë hakun që meritonte, Elsa u përgjigj prerë:
“Ju mendoni që m’u dha haku që meritoja? Mendoj që jo. Ç’publik?”

Deklaratat e saj nuk mund të mos ngjallnin reagime në rrjete sociale, ku shumë e panë këtë dalje si një hije hakmarrjeje ndaj Albinës, e cila pas festivalit përfaqësoi Shqipërinë në Eurovision.

Por, ndërsa Elsa fliste për padrejtësi dhe hakmarrje, Albina zgjodhi "injorimin". Pas disa ditësh heshtjeje, ajo rikthehet në rrjete sociale me një video plot gëzim nga një dasmë gjakovare, duke vallëzuar dhe duke shkruar:

“Tu bo qejf në një dasëm Gjakovare, aty ku tradita e kultura nuk mungojnë! Urime martesa shoku Taulant ????”

Një rikthim i qetë, plot energji pozitive, që shumë e panë si përgjigjen më të matur dhe elegante ndaj thumbave të Elsës.

Poll