MAGAZINË /

‘Analfabete. Fama jote e vogël të erdhi nga unë’, Fero i kundërpërgjigjet Arbenitës

Reperi pretendon se Arbenita ka folur vetëm pas shpalljes së urdhërarrestit ndaj tij, duke e akuzuar se po përpiqet ta njollosë publikisht.

Shkruar nga Versus
‘Analfabete. Fama jote e vogël të erdhi nga unë’,
Arbenita Ismajli/ Fero

Pas deklaratës së gjatë të Arbenita Ismajlit, ku modelja hodhi akuza të rënda ndaj ish-partnerit të saj Fero, nuk ka vonuar përgjigjja e reperit.

Në një postim në Instagram, ai i ka cilësuar pretendimet e saj si “të rreme” dhe “shpifje”.

3 vite më vonë… tani zgjohesh me akuza të rreme? Kush të ka mësuar të shkruash? As të shkruash s’din, je analfabete,” shkruan Fero, duke ironizuar Arbenitën.

Ai shton se fama e saj e vogël erdhi vetëm nga fakti se ishte pranë tij, duke i mohuar gjithë akuzat që ajo kishte bërë.

Reperi pretendon se Arbenita ka folur vetëm pas shpalljes së urdhërarrestit ndaj tij, duke e akuzuar se po përpiqet ta njollosë publikisht.

Gjykata do të merret me shpifjet e tua,” shkruan ai, duke e mbyllur me fjalët: “Ti je ajo që je në arrati, jo unë.”

Ky reagim e ndez edhe më shumë sagën e bujshme mes dy ish-partnerëve, e cila tashmë është kthyer në një përplasje publike mes akuzave dhe kundërpërgjigjeve të ashpra.

 

 

 

Poll