MAGAZINË /

Arbër Hoxha i Kombëtares Kuq e Zi: Pranojmë humbje me Letoninë, por jo me Serbinë

Teksa na ndajnë edhe tre ditë nga sfida me Serbinë, në konferencën e zakonshme për media të Kombëtares kuqezi, portieri Thomas Strakosha dhe sulmuesi Arbër Hoxha shprehën besimin për një fitore dhe vazhdimin e ëndrrës për kualifikim në Botëror.

Shkruar nga Versus

Arbër Hoxha i Kombëtares Kuq e Zi: Pranojmë humbje me

Teksa na ndajnë edhe tre ditë nga sfida me Serbinë, në konferencën e zakonshme për media të Kombëtares kuqezi, portieri Thomas Strakosha dhe sulmuesi Arbër Hoxha shprehën besimin për një fitore dhe vazhdimin e ëndrrës për kualifikim në Botëror.

Pavarësisht se e pranoi se kundërshtari ka cilësi në grupin e lojtarëve dhe ndeshja do të jetë e vështirë, Hoxha theksoi se djemtë kuqezi janë duke u përgatitur maksimalisht për të marrë tre pikët.

“Do jetë një ndeshje e vështirë, pra e dimë që kundërshtari ka shumë cilësi në grup. Do të japim maksimumin, jemi duke përgatitur ndeshjen shumë mirë dhe besoj se do ta fitojmë ndeshjen. Kjo ndeshje është e vështirë dhe besoj se vendos për play off-in e botërorit. Besoj se do e fitojmë ndeshjen dhe të kemi shpresë për tu kualifikuar në botëror", deklaroi ai.

Duke qenë se është shqiptar i Kosovës, Arbër Hoxha u pyet nëse djemtë kuqezi me origjinë nga trevat e tjera shqiptare kanë ngarkesë të lartë emocionale para kësaj sfide.

“Jo sepse ne jemi profesionistë. Do ta bëjmë tonë në fushë. Normal që është një ndeshje emocionale, por ne jemi profesionistë dhe do ta bëjmë përballjen në fushë”, u shpreh sulmuesi.

“Kam qenë i vogël por e kam parë atë ndeshje”, tha më tej Arbër Hoxha duke iu referuar sfidës së luajtur në Beograd në vitin 2014. “Ishte emocionale për mu dhe krejt shqiptarët”, rrëfeu ai më tej duke zbuluar sesi Elseid Hysaj tani i tregon për historinë që u shkrua në atë ndeshje të ndërprerë mes dhunës dhe thirrjeve shoviniste të tifozëve serbë.

I pyetur nëse do ta pranonte një fitore Serbinë, për të humbur më pas me Letoninë, Hoxha tha: “Ç’të të them? Po. Do e pranoja”. 

Poll