MAGAZINË /

Ndalohet në aeroport Mozzik? Shkak një borxh 500 mijë euro?

Ora milionëshe Richard Mille e fut në telashe me ligjin?

Shkruar nga Versus

Ndalohet në aeroport Mozzik? Shkak një borxh 500 mijë euro?
Reperi i njohur Mozzik është ndaluar mbrëmjen e sotme nga autoritetet në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, pas një kontrolli të befasishëm nga policia doganore.

Artisti sipas Indeksionline është dërguar në qeli për 24 orë, për shkak të dyshimeve për prejardhjen e dy orëve superluksoze që kishte me vete mes tyre, një Richard Mille me vlerë që të lë pa frymë: plot 1.5 milionë euro!

Ndalohet në aeroport Mozzik? Shkak një borxh 500 mijë euro?

Mozzik dhe “dhurata para ditëlindjes”
Vetëm pak orë më parë, Mozzik publikoi në rrjetet sociale një foto krenare me orën e tij të re Richard Mille, duke e quajtur “dhuratë për veten” në prag të ditëlindjes. Ora në fjalë është një model ekskluziv, me kornizë transparente prej safiri kristali dhe rrip të bardhë elegant, që më shumë i ngjan një cope arti sesa një aksesor i zakonshëm.

Por duket se luksi i tepërt nuk kaloi pa u vënë re nga autoritetet...

Sipas raportimeve nga Indeksionline, Mozzik ka hyrë në Kosovë me dy ora ultra të shtrenjta, për të cilat nuk ka deklaruar vlerën dhe as dokumentacionin e duhur. Dogana ka ngritur dyshime të bazuara për burimin e të ardhurave, ndërsa është kërkuar që reperi të justifikojë origjinën e pasurisë dhe blerjen e “dhuratës” që ka bërë për vete.

Situata përkeqësohet edhe më shumë, pasi Mozzik thuhet se i ka borxh mbi 500 mijë euro ATK-së (Administratës Tatimore të Kosovës) ndërkohë që vetëm një nga orët që kishte me vete, ka vlerë thuajse trefish më të madhe se borxhi i tij ndaj shtetit!

Prokurori i çështjes pritet të marrë një vendim të ri së shpejti, ndërkohë që Mozzik mbetet nën mbikëqyrje, në pritje të sqarimeve për pasurinë luksoze që kishte me vete në momentin e ndalimit.

Ndërkohë avokati i njohur Arianit Koci ka hedhur poshtë raportimet për arrestimin e reperit të njohur Mozzik. Përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, Koci ka deklaruar se reperi nuk është ndaluar nga policia. Nuk është arrestuar reperi Mozzik! Posa piva kafe me të”, ka shkruar shkurt ai, duke hedhur poshtë spekulimet.

Poll