Moderatorja e njohur shqiptare, Eva Murati, po kalon një periudhë të ndritur në jetën e saj personale.
Pas suksesit në ekran, duket se edhe në aspektin privat ajo është më e lumtur se kurrë.
Burime ekskluzive për IconStyle kanë bërë të ditur se Eva është në një lidhje dashurie me një biznesmen italian. Ai është parë prej disa kohësh pranë saj, në shoqëri të ngushtë, dhe duket se marrëdhënia mes tyre është bërë gjithnjë e më serioze.
Fotot e siguruara nga portali tregojnë çiftin duke kaluar momente të bukura së bashku, si në Tiranë ashtu edhe jashtë saj. Shikimet e ndërsjella, buzëqeshjet e pafshehura dhe komunikimi i afërt që ata ndajnë, flasin qartë për një romancë që tashmë nuk mund të fshihet më nga sytë e publikut.
Lidhja e re e moderatores ka zgjuar interes të madh tek ndjekësit dhe fansat e saj, të cilët shpesh e kanë parë Evën si një figurë diskrete kur bëhet fjalë për jetën private. Megjithatë, duket se këtë herë, moderatorja ka vendosur të mos e fshehë lumturinë që po përjeton, duke e shijuar pa komplekse historinë e saj të dashurisë.







