AKTUALITET /

VIDEO/ Polici shkon për t'u falur në teqe, i jep lekë nën dorë Baba Mondit

Shkruar nga Versus

VIDEO/ Polici shkon për t'u falur në teqe, i jep lekë

Një video e bërë ditë më parë ku shfaqet kryegjyshi botëror të Bektashinjve Baba Edmond Brahimaj, është bërë virale së fundmi nëpër rrjetet sociale.

Videoja tregon momentin kur polici Flamur Mbrakulli nga Korça shkon të takojë Baba Mondin të cilin e përshëndeti në emër të krushqve të tij nga Australia. Por ajo që ka tërhequr vëmendjen e qytetarëve është momenti kur Mbrakulli i dorëzon Baba Mondit një shumë lekësh në dorë, të cilat kryegjyshi botëror i merr në heshtje.

Videoja ka tërhequr vëmendjen e opinionit publik, pasi dhënia e parave një përfaqësuesi fetar ngre pikëpyetje. Versus.al

Poll