MAGAZINË /

Auron Tare: Krenar për Iglin, por na kurseni hipokrizitë shqiptare!

Ndër të tjera, Auron Tare u ndal edhe te disa reagime që i cilësoi si "urime hipokrite", duke kërkuar që të evitohen dhe të mos bëhen pjesë e këtij momenti të rëndësishëm.

Shkruar nga Versus
Auron Tare: Krenar për Iglin, por na kurseni hipokrizitë shqiptare!
Igli Tare/ Auron Tare

Auron Tare, drejtori i Agjencisë Kombëtare të Bregdetit, ka shprehur mirënjohjen ndaj miqve dhe dashamirësve të vëllait të tij, Igli Tare, pas emërimit të këtij të fundit si drejtor i ekipit të Milanit.

Në një postim në Facebook, ai u shpreh krenar për arritjen e Igli Tares, duke e cilësuar një sukses të madh për një shqiptar në arenën ndërkombëtare të futbollit.

Ndër të tjera, Auron Tare u ndal edhe te disa reagime që i cilësoi si "urime hipokrite", duke kërkuar që të evitohen dhe të mos bëhen pjesë e këtij momenti të rëndësishëm.

“Duke Falënderuar të gjithë miqtë dhe dashamirësit e Iglit, të Babait dhe të mitë të cilët kanë dërguar mesazhe urimesh dhe mbështetje për një sprovë shumë të madhe që një shqiptar do të ndërmarrë në arenën botërore të Futbollit, më duhet ti them edhe  dy fjalë si një njeri që nuk e njeh futbollin dhe atë Italian në vecanti.

Si një shqiptar ashtu si shumë shqiptarë të tjerë që kanë shkruar që nga Zelanda e Re, Alaska, Kalifornia apo ndonjë fshat i thellë këtu në Shqipëri edhe unë jam shumë krenar që një shqiptar arrin një majë të tillë në karrierën e tij personale. Suksesi i Iglit duhet të frymëzojë çdo shqiptar që vendos të provojë veten dhe fatin e tij në botën e madhe ku sot jetojmë apo kontribuojmë. Urimet e sinqerta të shumë shqiptarëve i vlerësoj shumë si një mbështetje me të vërtetë e sinqertë. Por më duhet të them se sot në mëngjes lexova edhe disa urime thellësisht hipokrite.  Më duhet të them se  Shqipëria Futbollistike dhe ajo Politike nuk patën ndonjë dëshirë apo vullnet që ish Drejtorin e Lacios ta përfshinin apo angazhonin ndonjë projekt sportiv për të mirën e vendit.  Prandaj urime Iglit dhe na kurseni hipokrizitë shqiptare please.”, shkruan Auron Tare./Versus.al

Poll