MAGAZINË /

Barazim mes drithërimash në superndeshjen me Kroacinë, autogoli na heq fitoren

Shkruar nga Versus

Barazim mes drithërimash në superndeshjen me Kroacinë, autogoli

 

Shqipëria ka bërë një superndeshje me Kroacinë, duke shënuar 3 nga katër golat e ndeshjes, njërin në portën tonë.

Me një ndeshje e nisur vrullshëm, me një Qazim Laçi në superformë, një Manaj si shtyllë e sulmit dhe mesfushën që ndërpriste aksionet e Kroacisë, Shqipëria barazoi në një ndeshje ku duhej të kishte fituar.

Laçi shënoi golin e parë në minutën e ‘10 pas asistit të Asanit dhe e gjithë pjesa e parë u mbyll me fitoren.

Pjesa e dytë e gjeti Kroacinë në sulm në kërkim të golit të barazimit që e gjeti Kramariç në minutën e ’74.

Vetëm pas dy minutash, Gjasula do të shënonte një autogol, minuta e ’76 që i dha epërsinë momentale Kroacisë.

Pas këtij momenti, trajneri Sylvinjo vendos të luaj gjithçka, duke futur në fushë Dakun dhe Hoxhën, të cilët i dhanë freskinë sulmit.

Pikërisht nga këto sulme të shpeshta, në minutën e ’95 të ndeshjes, Gjasula do të shënonte golin e dytë personal, dhe do ti jepte barazimin Shqipërisë.

Minutat e fundit ishin drithëruese për Shqipërinë, pasi dy aksione të shpejtë të Shqipërisë mund të na kishin dhënë fitoren, por në fund gjithçka u mbyll barazim me ballkanasit e Kroacisë.

Poll