
Në 25 korrik artisja e mirënjohur me origjinë shqiptare Bebe Rexha, do të jetë vetëm 185 kilometra larg Tiranës, në një koncert historik për të gjithë trojet shqipfolëse. Artistja e njohur do të këndojë hitet e saj në festivalin Sunny Hill, që organizohet në Prishtinë nga ylli botëror, Dua Lipa.
Lajmi është konfirmuar në faqen zyrtare të festivalit, ku shkruhet “mirë se vjen në shtëpi, Bleta”.

“Për herë të parë ndonjëherë! Bebe Rexha do të performojë për njerëzit e saj në vendlindjen! Hitet e saj në krye të listave do të na bëjnë të kërcejmë gjithë natën! Mirë se vjen në shtëpi, Bleta”, shkruhet në postim.

Ndërsa këngëtarja shkoi: “Kosovë po vij për ty!!!!!! 25 Korrik”.
Sunny Hill do të zhvillohet nga data 25 deri në datën 28 korrik në Prishtinë dhe në katër netët e këtij festivali vecc Bebe Rexhës pritet që të përformojnë dhe Dj Snake, Stormzy, Burnaboy, The Martinez Brothers, Black Coffee, The Blaze, Ylli Limani, Dafina Zeqiri, Dhurata Dora etj

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest në burg” për tre nga të arrestuarit në kuadër të megaoperacionit të SPAK për goditjen e trafikut ndërkombëtar të drogës dhe pastrimit të parave.
Në seancën për vlerësimin e masave të sigurisë, gjykata vendosi të mbajë në burg Orest Sotën, Orgest Birçajn dhe Dritan Agën. Ndërkohë, për Gëzim Islamin u vendos lirimi për arsye shëndetësore kundrejt një garancie pasurore prej 100 mijë eurosh.
Katër të arrestuarit dolën para Gjykatës së Posaçme këtë të shtunë, ndërsa seanca nisi në orën 09:00. Procesi u ndërpre për rreth dy orë pas kërkesës së avokatëve mbrojtës, të cilët kërkuan kohë për t’u njohur me aktet hetimore të dosjes.
Pas rifillimit të gjykimit, trupa gjykuese shqyrtoi kërkesat e palëve dhe vendosi masat e sigurisë për secilin prej të dyshuarve.
Në sallëne gjyqit ishin të pranishëm kreu i SPAK, Altin Dumani, prokurorja Elida Kaçkini dhe gjyqtarja Flojera Davidhi.
Megaoperacioni i SPAK ka në fokus goditjen e grupeve të përfshira në trafikun ndërkombëtar të narkotikëve dhe skemat e dyshuara të pastrimit të parave përmes investimeve në sektorin e ndërtimit. Hetimet për këtë çështje vijojnë.Versus.al

