
Ndarja nga jeta e Shpat Kasapit në moshën 40 vjeçare ka prekur mbarë opinion publik dhe shumë artistë shqiptarë.
Shumë prej tyre kanë shprehur ngushëllime. Këngëtarja me famë botërore Bebe Rexha ka reaguar në lidhje me këtë ngjarje të kobshme.
Bebe Rexha ka shpërndarë një video të Shpat Kasapit duke kënduar këngë patriotike, teksa ka vendosur një emoji të një pëllumbi dhe flamurit shqiptar, një simbolikë që përfaqëson qartë ngushëllimin dhe respektin e saj për artistin e ndjerë.

