MAGAZINË /

Bellingham pritet të përjashtohet për ndeshjen çerekfinale Angli-Zvicër

Shkruar nga Versus

Bellingham pritet të përjashtohet për ndeshjen çerekfinale

Goditja dramatike e Jude Bellingham në kohën shtesë e shpëtoi Anglinë nga një eliminim i hershëm dhe e dërgoi ndeshjen në shtesa kundër Sllovakisë.

Harry Kane realizoi gol me të filluar shtesat për rezultatin 2-1, për të kaluar kështu në çerekfinalet e Euro 2024.

Bellingham pritet të përjashtohet për ndeshjen çerekfinale

Mes emocioneve intensive, festimi i golit të Bellingham, i cili përfshinte një gjest të shëmtuar që dukej i drejtuar nga bankina ose tifozët sllovakë, u bë shpejt virale.

Megjithatë, pas ndeshjes, Bellingham sqaroi se atë veprim nuk e bëri ndaj bankinës së Sllovakisë.

“Ishte vetëm një gjest shaka e brendshme ndaj disa miqve të ngushtë që ishin në lojë. Asgjë veçse respekt për mënyrën se si luajti sonte skuadra e Sllovakisë”, shkroi anglezi në rrjetet sociale.

Por, hetime janë në lidhje me atë veprim të Bellingham, dhe nëse ai shpallet fajtor, mund të mungojë së paku në ndeshjen ndaj Zvicrës.  

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: