MAGAZINË /

Bëri bujë në Lojërat Olimpike, boksierja Iman Khalif bën ndryshim drastik në pamje

Ky imazh erdhi rreth një javë pasi Kelif rrëfeu se po kalonte një "fazë të vështirë" një vit pasi fitoi medaljen e artë olimpike në Paris.

Shkruar nga Versus
Bëri bujë në Lojërat Olimpike, boksierja Iman Khalif
Iman Khalif

Një imazh krejtësisht ndryshe nga ai që kishte parë i gjithë planeti në ringjet e Lojërave Olimpike në Paris, ku prania e saj shkaktoi debat të madh, ka dhënë së fundmi boksierja Iman Khelif.

Pavarësisht se në vitin 2023 ajo u përjashtua nga Federata Botërore e Boksit pasi nuk kaloi testet e përshtatshmërisë gjinore, Khelif garoi normalisht në Olimpiadën e Parisit, ku arriti të shpallej kampione duke fituar medaljen e artë në kategorinë e saj.

Pamja e re e saj u bë publike të martën, përmes një fotografie të postuar në rrjetet sociale nga moderatorja dhe podcasterja, Nasima Djaffar Bey. Në foto, Khelif shfaqej me flokë të gjata dhe me grim të theksuar, ndërsa moderatorja kishte shkruar përkrah saj: “gjithmonë kënaqësi ime”.

Bëri bujë në Lojërat Olimpike, boksierja Iman Khalif

Vetëm një javë para publikimit të imazhit të saj të ri, boksierja algjeriane Iman Khelif kishte bërë një rrëfim emocional në rrjetet sociale, duke treguar se ndodhet në një periudhë të vështirë, një vit pas fitores së medaljes së artë në Lojërat Olimpike të Parisit.

“Ka qenë një moment i paharrueshëm, një moment ku lotët e mi u përzien me krenarinë, një moment kur flamuri i vendit tim u ngrit lart dhe unë mbajta kokën drejt me forcën e një boksierje dhe zemrën e një njeriu. Sot, në përvjetorin e këtij triumfi, po kaloj një fazë të vështirë, të mbushur me sfida, heshtje dhe pritje... Por, pavarësisht gjithçkaje, shpirti që luftoi për medjalen e  arit vazhdon të rrahë brenda meje. Besoj ende se çdo rrëzim është pararendës i një ngritjeje më të fortë dhe se çdo vonesë mbart brenda vetes një provë besimi dhe vullneti. Forca e vërtetë nuk qëndron vetëm te fitorja, por tek këmbëngulja përballë vështirësive. Unë jam Iman Khelif, kampione e djeshme, e qëndrueshme sot dhe e vendosur të rikthehem nesër. Falënderoj të gjithë ata që ende besojnë tek unë... dhe falënderoj veten që nuk u dorëzova kurrë”, shkroi Khelif në Instagram./ Versus.al

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Imane Khelif (@imane_khelif_10)

 

 

Poll