Pas daljes nga spektakli, Bia Khalifa ka pranuar hapur se kishte pasur marrëdhënie intime me Edin gjatë qëndrimit të tyre në Big Brother VIP Kosova. Deklarata u bë pas eliminimit të saj të premten, gjatë një interviste në emisionin “Ora 7”.
E pyetur drejtpërdrejt nëse kishte pasur një lidhje intime me Edin, Bia nuk hezitoi: “Krejt e dimë, po”, u përgjigj ajo, ndërsa qeshte.
Afrimiteti mes tyre ishte i dukshëm gjatë qëndrimit në shtëpi, ku përqafimet e ngrohta dhe momentet intime nuk i shpëtonin syrit të publikut.
Këto situata tërheqën menjëherë vëmendjen e shikuesve, duke bërë që marrëdhënia e tyre të komentuar gjerësisht jashtë ekranit./Versus.al

