MAGAZINË /

Big Brother nis së shpejti, zbuloni dyshen e famshme që mund të jetë pjesë e shtëpisë

Me një ndryshim nga sezonet e mëparshme, këtë herë asnjë nga figurat VIP që do të jenë banorë të shtëpisë së famshme nuk është zbuluar

Shkruar nga M.H
Big Brother nis së shpejti, zbuloni dyshen e famshme që mund të
Dorian Ramuli dhe Devis Muka

Sezoni i ri i Big Brother Vip pritet të nisë së shpejti ndonëse emrat e personazheve që të marrin pjesë janë ende misteriozë.

Me një ndryshim nga sezonet e mëparshme, këtë herë asnjë nga figurat VIP që do të jenë banorë të shtëpisë së famshme nuk është zbuluar.

Por një veprim i fundit ka ngritur dyshime për dy nga konkurrentët e fshehtë të këtij sezoni, të cilët mendohen të jenë dy ish-prezantuesit e ‘Fiks-Fare’.

Këtë vit drejtimi i programit investigativ i është besuar dyshes, Jul Deda dhe Xhemi Shehu, duke ngritur kështu dyshimet se Devin dhe Dorin mund t’i shohim si banorë të shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Për të qenë më të sigurt duhet të presim një konfirmim nga vetë dyshja nëse do të jenë ose jo pjesë e formatit që do të nisë së shpejti./ Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: