Ndeshja e dytë e Shqipërisë për kualifikueset e Botërorit 2026 nisi me një bojkot nga ana e Tifozëve Kuqezi. Menjëherë pas këndimit të himnit, ata braktisën tribunën pas porte duke e boshatisur stadiumin në një ndeshje të rëndësishme.
Megjithatë u rikthyen në stadium pas golit të parë të shënuar nga Rei Manaj. Ndërsa nuk u kursyen me fyerje e sharje në kor për kreun e FSHF Armand Dukën.
Kjo ishte një shenjë proteste nga ana e Tifozëve Kuqezi ndaj Federatës, për ndalimin e shitjeve të biletave për tifogrupet. Versus.al








