Situata e kualifikueseve të Botërorit 2026 në grupin K është përkeqësuar pasi Serbia ka marrë vendin e dytë duke triumfuar me rezultatin 0-1 në ndeshjen që u luajt në Riga.
Mjaftoi goli i Dusan Vlahoviç në minutën e 12-të që serbët të arrinin të merrnin tre pikët përballë skuadrës me të cilën kombëtarja shqiptare barazoi me rezultatin 1-1.
Në ndeshjen e radhës që luhet më 9 shtator në Tiranë, kombëtarja shqiptare duhet të fitojë me patjetër përballë Letonisë nëse do që të mbajë gjallë shpresat për vendin e dytë në grup.
Serbët nga ana tjetër më 9 shtator do të përballen me Anglinë që mban vendin e parë në grup. Versus.al







