Këngëtari i njohur Luiz Ejlli dhe moderatorja e dashur për publikun, Kiara Tito, kanë ndarë me ndjekësit e tyre në rrjetet sociale pamje nga festa spektakolare organizuar me rastin e 1-vjetorit të lindjes së vajzës së tyre, Luna Mari.
Të rrethuar nga familjarë, miq të ngushtë dhe bashkëpunëtorë të shumtë, çifti festoi këtë ditë të veçantë me një atmosferë plot dashuri, ngjyra dhe emocione. Dekori ishte i kuruar deri në detajin më të vogël, me elementë përrallorë që reflektonin gëzimin dhe magjinë e kësaj dite të paharrueshme për familjen e re.
Në një postim emocionues në Instagram, Kiara shkruan:
View this post on Instagram
“Faleminderit nga zemra për çdo urim, çdo fjalë të bukur dhe çdo moment të ndarë me ne! Kjo video është vetëm një copëz nga festa më e mrekullueshme që do të mbetet gjatë në kujtesën tonë.
Një falënderim i veçantë për bashkëpunëtorët tanë që e bënë të mundur gjithçka. Mirënjohje pafund!”
Postimi i çiftit u prit me komente të shumta pozitive dhe urime të përzemërta nga ndjekësit dhe personazhe të njohura të ekranit, të cilët nuk nguruan të shpreheshin për dashurinë dhe energjinë pozitive që transmeton familja e tyre.








