MAGAZINË /

Breshka tmerron Rogertin, banori shpërthen në lot: Mos më torturoni kështu, i kam frikë

Shkruar nga Versus

Breshka tmerron Rogertin, banori shpërthen në lot: Mos më

Sfida e mosreagimeve në shtëpinë e Big Brother VIP ka shënuar një moment të sikletshëm për Rogert Sterkajn. Mesa duket banori kishte fobi nga breshkat dhe pikërisht me këtë sfidë u përball sot në shtëpi.

Teksa hynte në dhomën e rrëfimit, aty gjendeshin 2 breshka. Sapo i pa, banori u hodh në ajër duke shprehur qartë frikën ndaj tyre, ndërsa nisi edhe të qante duke kërkuar që breshkat të nxirreshin jashtë.

Për shkak të bërtiturave të tij, në dhomën e rrëfimit hyri edhe Miri i cili i kërkoi të mblidhte veten pasi po dëgjohej jashtë.

“O vllai i madh, pash Zotin mos më torturoni kështu se nuk i shoh dot. I kam frikë, të lutem hiqi”- u shpreh Rogerti teksa ishte në lot. Versus.al

Poll