
Brikena Selmani ka rrëfyer emocionet dhe vështirësitë e saj në raport me Mateo Borrin gjatë një bisede në dhomën e rrëfimit në “Big Brother VIP Albania 5”.
Modelja u shpreh se prej disa ditësh nuk është ndjerë mirë emocionalisht, ndërsa sipas saj, kjo gjendje nuk ka marrë vëmendjen e duhur nga Mateo.
Ajo theksoi se nuk mund të zgjidhen të gjitha problemet me një bisedë të vetme dhe se nuk është “robot” për të kaluar menjëherë situatat e vështira.
Brikena shtoi gjithashtu se nuk mendon të ketë bërë ndonjë gabim, pavarësisht se shpesh ndjehet sikur po del në faj.
"Kjo situatë nuk po më bën me u ndje mirë. Fakti që unë këtu tre ditë nuk kam qenë mirë, Mateos nuk i ka interesuar. Nuk mund të pretendosh që me një të folur sqarohet çdo gjë se unë robot nuk jam. Unë s'kam bërë asnjë lloj gabimi që unë sërish të dalë e keqe", tha modelja në dhomë të rrëfimit.
Raporti mes tyre duket të jetë në një periudhë të paqëndrueshme, me ulje-ngritje të vazhdueshme, ndërsa Brikena është parë e përlotur dhe e mërzitur nga situata e krijuar brenda shtëpisë.

