Duket se Egla Ceno ka të reja nga jeta personale. Gjatë qëndrimit të saj në BBV, u përfol se ajo ishte e martuar dhe rezultonte e tillë në gjendje civile, fjalë që u hodhën poshtë nga familjarët e saj.
Nga ana tjetër, aktorja tregoi gjatë eksperiencës së saj në BBV se ishte shumë e dashuruar. Mes gjithë publikut skeptik e po ashtu edhe ish banorëve që nuk e besuan, me sa duket Egla ka qenë duke thënë të vërtetën.
Këtë e ka konfirmuar gazetari dhe moderatori Ronaldo Sharka, i cili tregon që jo vetëm që Egla është e dashuruar, por ajo do t’i japë fund beqarisë në fund të këtij viti me personin për të cilin fliste në BBV.
“Duket se pas fitores në BBV3, aktores Egla Ceno i ka buzëqeshur fati dhe në jetën personale. Sipas informacioneve ekskluzive, aktorja do martohet në fund te këtij viti me njeriun që i ka vjedhur zemrën, për të cilin herë pas here fliste dhe në BBV. Burime pranë çiftit bëjnë me dije se, dyshja preferon të bëjë një dasmë të madhe dhe shumë tradicionale.” – shkruan Ronaldo, ndërsa ende nuk ka asnjë reagim nga vetë Egla.







