
Qytetari David Dano i ka kërkuar sot falje publike Loredana Bratit, pas reagimit të saj të ashpër dhe paralajmërimit për padi, duke sqaruar se ajo nuk kishte qenë e informuar për puthjen e tij.
Përplasja mes David Danos dhe Loredana Bratit nisi pasi Dano publikoi një video ku shfaqej duke e puthur ish-banoren e Big Brother VIP në faqe. Më pas, gjatë një interviste, ai e përshkroi atë si “simpatike, por prisja më shumë”, gjë që nxiti reagimin e Loredanës, e cila e akuzoi se po kërkonte vëmendje.
Sot, Dano ka reaguar duke kërkuar falje: “I kërkoj shumë falje publike Loredana Bratit, pasi ka pasur keqinterpretime. Unë jam thjesht një fans i saj dhe asgjë më shumë,” u shpreh ai.
Ai gjithashtu zbuloi një detaj të ri: “Sa i përket asaj puthjeje, ajo nuk kishte qenë fare në dijeni që do të ndodhte. Jam emocionuar në ato momente dhe madje kemi debatuar pak; i thashë se u emocionova.”
Kjo kërkesë falje duket se synon të mbyllë menjëherë polemikat, duke sqaruar se Loredana nuk ishte e informuar dhe se e gjithë situata ishte rezultat i emocioneve të tij.







