MAGAZINË /

Debati për “vjedhjen” apo përdorimin e sendeve personale në BBVA/ Livia shpërthen ndaj Brikenës: Kujdes me veset se je dhe vajzë shembullore!

Sipas Livias, përdorimi i sendeve të saj personale ka nisur që gjatë qëndrimit të saj në shtëpi dhe ka vazhduar edhe pas daljes nga gara.

Shkruar nga Versus

Debati për “vjedhjen” apo përdorimin e sendeve personale

Debati mbi përdorimin e sendeve personale brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania po merr përmasa gjithnjë e më të mëdha.

Pas deklaratave të forta të Ina Aderit, tani ka reaguar edhe ish-banorja Livia Lozi.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Livia ka publikuar foto krahasuese, ku pretendon se Brikena është shfaqur në ekran me veshje që i përkasin asaj dhe që nuk i janë kthyer kurrë.

Sipas Livias, përdorimi i sendeve të saj personale ka nisur që gjatë qëndrimit të saj në shtëpi dhe ka vazhduar edhe pas daljes nga gara.

“Gjërat e mia janë përdorur nga Brikena… dhe vazhdon të ndodhë edhe pasi unë kam dalë. Nuk m’i kanë dorëzuar dhe ajo i mban për vete,” shkruan Livia, duke theksuar rëndësinë e respektimit të kufijve dhe të sendeve personale.

Ky është rasti i dytë brenda pak ditësh ku një ish-konkurrente ngre akuza të ngjashme, duke shtuar dyshimet mbi atë që ndodh në garderobën e përbashkët të shtëpisë së famshme.

Deri tani, as Brikena dhe as produksioni i BBV nuk kanë dhënë ndonjë reagim zyrtar për situatën.

Debati për “vjedhjen” apo përdorimin e sendeve personale

 

Poll