
Pas daljes nga “BBVK”, Drilon Rama ka bërë një video live me ndjekësit, ku i është përgjigjur një sërë pyetjeve, mes tyre dhe ato me Sarën.
Ai thotë se Sara nuk vjen në Komoran, ku nga vjen ai, duke thënë se ka një lloj tjetër të jetesës.
Mes të tjerash, fituesi i Big Brother duke qeshur e ka quajtur atë edhe ‘materialiste’.
Driloni ka folur edhe për lojën e Gjestit në Big Brother të Shqipërisë, duke thënë se duhet ta përkrahim të gjithë. Më herët Driloni është shprehur se ka fituar çmimin e madh me 700 mijë vota dhe nuk e ka blerë.
“Nuk i kam unë milionat që me ble fitoren. Ishin mbi 700 mijë vota”, tha ai./Versus.al








