POLITIKË /

"Burrat që votojnë PS, mendjehapur", Rama gjatë takimit me gratë: Të tjerët janë çyrykë, nuk i duhen askujt!

Shkruar nga Versus
"Burrat që votojnë PS, mendjehapur", Rama gjatë takimit
Edi Rama

Ashtu si në gjithë qarqet ku ka mbajtur deri më tani takime elektorale, kryeministri Edi Rama ka zhvilluar edhe një takim me gratë në Korçë gjatë pasdites së sotme. Duke iu kthyer retorikës së tij sa i takon ndarjes gjinore kur vjen puna tek mbështetja e PS, Rama përsëriti se burrat që nuk mbështesin socialistët janë “çyrykë” dhe nuk i duhen askujt.

“Sot është fakt  që PS-në në rang vendi e mbështesin 56% e vajzave dhe grave. Ka qarqe ku kjo mbështetje shkon deri në 65%. Por kjo do të thotë se kur vjen pun ate burrat në rang vendi, diferenca është shumë më e vogël. Unë them se ata burra që mbështesin PS janë jo vetëm të zotë në punën e tyre por janë edhe mendjehapur e të mençur politikisht. Kurse ata burra që rrinë e pllaquriten në kënetë, mund të jenë të zotë në punën e tyre, por për mua janë çyrykë. Nuk i duhen askujt. Nëse mërziten, më vjen keq po unë nuk mërzitem”- tha Rama.

Ndërsa më tej tha se nëpërmjet rritjes së përfaqësimit të grave, ka ardhur edhe rritja e rezultateve të Partisë Socialiste.

“Unë kam shumë besim që edhe rritja e rezultateve tona ka ardhur si rezultat i rritjes së pjesëmarrjes, angazhimit dhe të fuqisë së grave dhe vajzave. Ju sot keni 71 përfaqësuese tuajat në skuadrën tonë për në kuvendin e ardhshëm. Në listat e mbyllura, 52% janë gra dhe vajza. Kjo ka qenë një rrugë jo e lehtë, e gjatë dhe përpjekje e madhe”- deklaroi Rama, pavarësisht se deklaratat e tij të fundit mbi meshkujt në Shqipëri kanë ngjallur reagime të ashpra në rrjetet sociale. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: