
Një tentativë për futjen e sendeve të ndaluara në IEVP Fushë Krujë është goditur nga autoritetet, ka njoftuar Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve.
Sipas njoftimit zyrtar, gjatë kontrollit fizik të familjarëve që hynin për takime, është konstatuar se një shtetase me iniciale M.D., kishte me vete një sasi të dyshuar lënde narkotike, e dyshuar si kanabis, të fshehur në xhepin e xhupit.
Ajo kishte shkuar për të takuar një të dënuar me iniciale R.D., ndërsa pas zbulimit, lënda narkotike është sekuestruar dhe janë ndërmarrë menjëherë veprimet procedurale.
Autoritetet kanë njoftuar gjithashtu Shërbimin e Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve (SHKBB), ndërsa vijojnë kontrollet edhe në ambientet e të dënuarit për të verifikuar nëse ka sende të tjera të ndaluara.
Njoftimi:
Goditet tentativë për futjen e sendeve të ndaluara në IEVP Fushë Krujë
Në IEVP Fushë Krujë, gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj familjarëve, u evidentua një rast i tentativës për futjen e sendeve të ndaluara në institucion.
Nga kontrolli fizik i shtetases me iniciale M.D., e cila kishte ardhur për takim me të dënuarin R.D., u konstatua në xhepin e xhupit një qese e vogël me lëndë të dyshuar narkotike (kanabis).
Menjëherë pas konstatimit:
u bë bllokimi i lëndës së dyshuar;
u hartua dokumentacioni përkatës;
u njoftua Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve (SHKBB), për vijimin e veprimeve procedurale.
Ndërkohë, po ushtrohet kontroll në ambientet e të dënuarit për evidentimin e mundshëm të sendeve të ndaluara.
Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve mbetet e angazhuar maksimalisht për garantimin e rendit dhe sigurisë në institucionet penitenciare, duke goditur çdo tentativë për futjen e sendeve të ndaluara./Versus.al

