MAGAZINË /

Dështoi me vota për deputet, reagim epik i vajzës së Julia Ilirjanit: “Mendova se gjeti punë… por më ngeli mua!”

Shkruar nga Versus
Dështoi me vota për deputet, reagim epik i vajzës së Julia
Julia Ilirjani dhe vajza e saj Renne

Pas rezultatit zhgënjyes në zgjedhjet parlamentare, ku aktorja Julia Ilirjani siguroi vetëm 384 vota si kandidate për deputete nën siglën e PD-ASHM në qarkun e Tiranës, ka ardhur një reagim me tone ironike nga vajza e saj, Renee.

Në një video të postuar në TikTok, Renee shprehet me humor dhe një dozë ironie: “mami im dhe votat e kandidaturës të saj na morën fytyrën”.

Ndërsa ironion duke thënë që “thashë se gjeti më në fund punë, por më ngeli mua”.

“Mami im dhe votat e kandidaturës të saj, na morën fytyrën, na morën fytyrën. Pu, pu, pu moj ma, më ngeli prap mua. Thashë gjeti punë më në fund, por jo nuk ka”, u shpreh vajza e aktores./Versus.al

Poll