MAGAZINË /

Diell dhe reshje shiu në këto zona të vendit, si parashikohet të jetë moti për sot

Parashikimi i motit, 29 prill.

Shkruar nga Versus

Diell dhe reshje shiu në këto zona të vendit, si parashikohet

Ditën e mërkurë vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme.

Moti parashikohet i kthjellët si dhe alternime vranësirash mesatare dhe hera-herës deri të dendura përqendruar në relievet malore në zonën lindore dhe malësitë e zonës së jugut. Vranësirat e dendura pritet të pasohen me reshje të dobëta shiu në formë pikash ndërsa lokalisht këto reshje do të jenë edhe në formën e shtrëngatave të izoluara dhe afatshkurtra.

Era do të fryjë e lehtë me drejtim kryesor jugperëndim – veriperëndim me shpejtësi mesatare 5 m/s. Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon do jetë i forces 1-2 ballë. Versus.al

 

 

Poll