MAGAZINË /

Arrestohet në Stamboll vëllai i “Salt Bae”, akuzohet për pastrim parash dhe përfshirje në rrjet prosti*ucioni

Sipas mediave turke, bëhet fjalë për Özgür Gökçe, i cili është ndaluar nga autoritetet në kuadër të një hetimi për prostitucion të paligjshëm, ku përfshihen edhe të mitur.

Shkruar nga Versus

Arrestohet në Stamboll vëllai i “Salt Bae”, akuzohet

Është arrestuar në Stamboll vëllai i shefit të njohur turk Nusret Gökçe, i njohur globalisht si “Salt Bae”.

Sipas mediave turke, bëhet fjalë për Özgür Gökçe, i cili është ndaluar nga autoritetet në kuadër të një hetimi për prostitucion të paligjshëm, ku përfshihen edhe të mitur.

Prokuroria në Stamboll ka ngritur akuza për ndërmjetësim dhe organizim aktivitetesh prostitucioni, ndërsa çështja lidhet me një hetim më të gjerë mbi rrjete kriminale që operojnë në këtë fushë.

Sipas raportimeve, provat kundër tij janë mbledhur përmes analizave të komunikimeve telefonike dhe transaksioneve financiare, të cilat dyshohet se tregojnë lidhje me klientë dhe persona të përfshirë në këtë aktivitet të paligjshëm.

Mediat turke bëjnë me dije se ai ishte ndaluar edhe më herët gjatë muajit prill në një hetim tjetër që lidhej me prostitucion dhe narkotikë, por ishte liruar në atë kohë. Megjithatë, pas sigurimit të provave të reja, gjykata ka vendosur arrest me burg për të.

Çështja ka marrë vëmendje të madhe për shkak të lidhjes familjare me Nusret Gökçe, një nga figurat më të njohura të gastronomisë në botë./Versus.al

Poll