MAGAZINË /

“Dinjiteti nuk shitet” / Luiz Ejlli jep mesazhin e fortë, por me kë e ka fituesi i BBV3?

Mesazhi i tij është interpretuar si një reagim indirekt ndaj kritikave apo komenteve që mund të jenë bërë në adresë të tij.

Shkruar nga Versus

“Dinjiteti nuk shitet” / Luiz Ejlli jep mesazhin e fortë, por

Fituesi i edicionit të tretë të Big Brother VIP Albania, këngëtari i njohur Luiz Ejlli, ka tërhequr vëmendjen me një postim të fundit në rrjetet sociale, ku ndan një mesazh të qartë dhe domethënës për ndjekësit dhe opinionin publik.

Në një foto ku shfaqet përkrah aktorit Filip Çakuli, Luiz shkruan:

“Dinjiteti nuk shitet” / Luiz Ejlli jep mesazhin e fortë, por

“Të gjithë mund të flasin, por jo të gjithë mund të rrijnë pranë nesh.
Çfarë thonë për ne? Të njëjtat gjëra që s’kanë pasur guxim të na thonë kurrë në sy.
Disa skenarë nuk shiten dot, sepse janë të shkruar me dinjitet.”

Mesazhi i tij është interpretuar si një reagim indirekt ndaj kritikave apo komenteve që mund të jenë bërë në adresë të tij. Me fjalë të thjeshta, por të ngarkuara me qëndrim, Ejlli lë të kuptohet se integriteti personal dhe profesional nuk janë për t’u negociuar.

Pas daljes nga reality show më i ndjekur në vend, Luiz Ejlli ka vazhduar të jetë aktiv në skenën publike, duke shfaqur jo vetëm angazhimin e tij artistik, por edhe pozicionime të qarta ndaj fenomeneve sociale dhe jetës publike në Shqipëri.

Postimi ka marrë mijëra pëlqime dhe komente brenda pak orësh, duke konfirmuar edhe një herë ndikimin e madh që Ejlli vijon të ketë në publikun shqiptar.

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: