Mundësja e Kosovës, Distria Krasniqi nuk arriti të siguronte medaljen e dytë të artë për vendin e saj në xhudo duke u mposhtur në finale e peshës deri në 52 kg nga Diyora Keldiyorova e Uzbekistanit.
Pavarësisht kësaj, e reja nga Peja i siguroi Kosovës medaljen e parë të argjendtë në Lojërat Olimpike të këtij viti që po zhvillohen në Paris.
Xhudistja nga Kosova sot siguroi tre fitore të jashtëzakonshme në po kaq ndeshje. Fillimisht Krasniqi arriti të fitojë me ippon ndaj xhudistes nga Indonezia, Maryam March Maharani për vetëm 39 sekonda. Ndërkohë në çerekfinale Krasniqi fitoi sërish me ippon ndaj xhudistes nga Izraeli, Gafen Primo, brenda një minute. Versus.al







