MAGAZINË /

"Ditët e fundit Michael Jackson..."/ Ish-truproja i tij zbulon se çfarë ‘vrau’ e hedh dritë mbi akuzat

Mbreti i muzikës Pop, këtë 29 gusht do të mbushte 66 vjeç. Jackson u bë i famshëm që në fëmijëri dhe kaloi katër dekada në qendër të vëmendjes së botës, duke shitur 500 milionë disqe

Shkruar nga Versus

"Ditët e fundit Michael Jackson..."/ Ish-truproja i tij zbulon se

Nëse do të ishte gjallë, këtë 29 gusht Michael Jackson do të mbushte 66 vjeç.

Truproja i fundit që Michael Jackson kishet sa ishte gjallë, Bill Whitfield, ka zbuluar torturat e fshehta që ai beson se luajtën një rol të madh në vdekjen e “Mbretit të Popit” në moshën 50 vjeçare.

Whitfield thotë se Jackson, ishte bërë “i dobët” në javët para vdekjes së tij në vitin 2009, shkruan The Sun.

Bill Whitfield, i cili u bë truproja personale e Jackson në dhjetor të vitit 2006, pas lirimit të tij nga akuzat shokuese për abuzim seksual të fëmijëve, tha se kishte lexuar histori për çështjen dhe nuk ishte i qartë në mendjen e tij nëse akuzat mund të ishin të vërteta.

"Ditët e fundit Michael Jackson..."/ Ish-truproja i tij zbulon se

Whitfield tha për The Sun: “Ai ishte shpesh i trishtuar. Gjërat ishin ndryshe; ai sapo kishte dalë nga disa gjyqe. Duke qenë aq afër dhe personal me dikë, po të ishte situata e tillë, do të zbulonte vetveten”.

Bill e konsideronte yllin një “mik shumë të mirë” dhe pa Jackson në disa nga momentet e tij më të brishta. Ai këmbëngul se akuzat nuk kanë peshë dhe thotë: “Kjo nuk është ajo që ai ishte. Asgjë e ngjashme nuk u shfaq për të më bërë të besoj të kundërtën”.

Michael Jackson vdiq nga një mbidozë e medikamenteve, përfshirë propofol dhe lorazepam, dhe vdekja e tij u konsiderua një vrasje. Truproja i përmendi se këto akuza dhe stresi që pasoi ndikuan shumë në shëndetin e yllit, duke thënë: “Ai ishte padyshim nën stres. Dhe stresi vret”.

Whitfield gjithashtu ndau momente nostalgjike që kishte me Jackson, duke përmendur se ylli pëlqente të bënte shëtitje të gjata me makinë në orët e vona të natës për të reflektuar dhe për të gjetur paqe.

"Ditët e fundit Michael Jackson..."/ Ish-truproja i tij zbulon se

Jackson u bë i famshëm që në fëmijëri dhe kaloi katër dekada në qendër të vëmendjes së botës, duke shitur 500 milionë disqe, por më pas u përfshi në polemika me akuzat për abuzim seksual të fëmijëve në vitet 1993 dhe 2005, të cilat ai i përjetoi si shumë stresuese.

Në fund, Whitfield tha: “Unë dua të besoj se ai nuk u largua nga jeta, ai shkoi në një vend më të mirë sepse pushimi që ai kishte nevojë kurrë nuk do ta merrte në këtë jetë”.

 

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: